Protestë në Tiranë kundër vaksinimit me detyrim

Tirana

Protestë në Tiranë kundër vaksinimit me detyrim

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 16:23
Pamje nga protesta

Edhe ditën e sotme qytetarët e Tiranës kanë planifikuar një protestë në orën 18:00 në sheshin "Nënë Tereza" kundër vaksinimit me detyrim. Kjo është java e pestë radhazi që qytetarët me anë të protestave kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të pezullohet vendimi për vaksinimin me detyrim.

Nisma e qytetarëve kundërshton fort vaksinimin e detyruar të njerëzve dhe mbi të gjitha atë të fëmijëve pasi disa mjekë në vendin tonë kanë njoftuar se së shpejti do të vaksinohen edhe fëmijët e vegjël.

Gjithashtu qytetarët kërkojnë rihapjen e auditoreve për studentët, pasi edhe për ata vaksinimi i detyruar është kusht për të hyrë në auditor.

Avokati i njohur Altin Goxhaj është ai që fton qytetarët të marrin pjesë në këtë protestë e cila është e ligjshme, pasi protesta të tilla po organizohen në vende të ndryshme të Europës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat