Mbi 50% e studentëve në Universitetin e Tiranës të vaksinuar

Tirana

Mbi 50% e studentëve në Universitetin e Tiranës të vaksinuar

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:00
Tiranë

Mbi 50% e studentëve të Universitetit të Tiranës janë vaksinuar. Këtë shifër e bën të ditur rektori i UT-së, Artan Hoxha.

Të dhënat janë mbledhur përmes një pyetësori të UT tek studentët, njoftoi rektori.

Hoxha deklaroi se do të pranohen në auditore stafi akademik dhe studentët që kanë bërë një dozë të vaksinës.

Të pavaksinuarit duhet të paraqesin rregullisht test negativ anti-COVID ose një provë sëmundje shëndetësore që i pamundëson atyre realizimin e vaksinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat