Shpërthim me tritol në Tiranë, policia zbulon çfarë ka ndodhur

Tirana

Shpërthim me tritol në Tiranë, policia zbulon çfarë ka ndodhur

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një servis celularësh në rrugën “Thoma Goxhaj” në Tiranë.

Mësohet se autorë ende të paidentifikuar kanë vendosur rreth 50 gramë tritol, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në venbdngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe arrestimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj” dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e dyqanit në pronësi të shtetasit E. D, ku ka vetëm dëme të vogla materiale.

Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat