Tragjike/ Infarkt njëri pas tjetrit, pas djalit ndërron jetë edhe babai i tij

Tirana

Tragjike/ Infarkt njëri pas tjetrit, pas djalit ndërron jetë edhe babai i tij

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë këtë të mërkurë.

Një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet Jashar Gjoni ka ndërruar jetë nga infarkti, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka ndërruar jetë duke pësuar infarkt.

Burime bëjnë me dije se i moshuari rreth 70 vjeç Zenel Gjoni nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij 56 vjeçar dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt duke humbur jetën.

56 vjeçari Jeshar Gjoni ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat