Mik i Ervis Martinajt! Kush është Erigers Mihasi, një nga viktimat e atentatit në Astir

Tirana

Mik i Ervis Martinajt! Kush është Erigers Mihasi, një nga viktimat e atentatit në Astir

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 20:50
Erigers Mihasi është një nga viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit

Erigers Mihasi është një nga viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit. Ai ka qenë duke udhëtuar në automjetin tip Audi A 8, në momentin kur ai është bërë shënjestër e plumbave.

Viktima tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok. Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Ai ishte mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish- policin e vrarë në Porcelan më 27 gusht 2019, me të cilin dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari.

Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigres Mihasi është shok i Ervis Martinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat