Zjarr në katin e dytë të pallatit, zjarrfikësit në vendngjarje, evakuohen banorët

Tirana

Zjarr në katin e dytë të pallatit, zjarrfikësit në vendngjarje, evakuohen banorët

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një pallati në rrugën ‘Fadil Deliu’, në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas informacioneve të dhëna nga policia mësohet se si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërsa policia bëri të mundur evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

“Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat