Në dhjetor hapen aplikimet për kredi të buta në Tiranë, kriteret dhe kush përfiton

Tirana

Në dhjetor hapen aplikimet për kredi të buta në Tiranë, kriteret dhe kush përfiton

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 18:16
Anisa Ruseti

Brenda pak ditësh, çiftet e reja do të kenë mundësi për të aplikuar për kredi të butë në bashkinë e Tiranës.

Lajmin e bëri të ditur për emisionin “Zona Zero”, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti. Sipas saj, këtë vit do të jepen 300 kredi të buta, ndërsa përfitues do të jenë çiftet e reja, mosha e të cilëve (së bashku) nuk i kalon 70 vjeç.

“Ditët e para të dhjetorit do të hapim aplikimet për 300 kredi të buta. Tashmë procedura për dokumentet është lehtësuar plotësisht, duke qenë se na vjen në ndihmë e-Albania. Prioritet janë familjet e reja, çiftet e reja dhe mosha e përbashkët e çiftit nuk duhet të jetë më shumë se 70 vjeç”, u shpreh nënkryetarja e Bashkisë.

Programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi, e ku përparësi në përzgjedhje kanë çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 35 vjeç; individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian si dhe gra kryefamiljare ose gra të dhunuara.

Gjithsesi, pritet të bëhet publik vendimi i bashkisë, ku do të specifikohen edhe kriterët për aplikim.

Çdo individ/familje mund t’i drejtohet bankave për të marrë ofertën që i përshtatet më mirë kushteve të tij dhe në pas të vijojë me bankën që përzgjedh vetë. Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë me interes fiks për pjesën që i takon qytetarit deri në 3%, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat