Trafikun e ngarkuar në Tiranë e sjellin edhe parkimet e gabuara, ja sa shoferë u gjobitën këtë javë

Tirana

Trafikun e ngarkuar në Tiranë e sjellin edhe parkimet e gabuara, ja sa shoferë u gjobitën këtë javë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 18:49
Foto

Një nga shkaqet për situatën e rënduar në disa rrugë urbane kryesore dhe dytësore në Tiranë janë dhe parkimet në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës vijon punën për disiplinimin e mënyrës së sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe përdorimit të rrugës në kryeqytet. Për këtë arsye, gjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masa administrative për parkime të gabuara 3146 automjete të ndryshme.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Tiranë në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme  të Komisariateve në varësi të DVP Tiranë, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të mos parkojnë mbi trotuar, në vija të bardha, në rresht të dytë, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe të automjeteve , pasi do përballen me sanksionet administrative që parashikon Kodi Rrugor.

Nisur dhe nga fakti se në rrugë ka prezencë të lagështirës për shkak të motit me shi, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor pasi të gjitha rrugët monitorohen nga patrullat e policisë rrugore duke përdorur radarë, makinën inteligjente, dronë, kamera dhe aparate fotografikë si dhe ftohen qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat