“Bli një gjel, ndihmo një familje”/ Thirrja e kryebashkiakut Veliaj nga Baldushku

Tirana

“Bli një gjel, ndihmo një familje”/ Thirrja e kryebashkiakut Veliaj nga Baldushku

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 19:44
Tregu

Kryebashkiaku Erion Veliaj inkurajoi banorët e kryeqytetit të bëjnë zgjedhjen e duhur në blerjen e gjelit të Vitit të Ri.

“Blini gjel të freskët nga Baldushku. Është më i miri në vend! Për gjelin e Baldushkut vijnë qytetarë edhe nga qytete të tjera.

Duke blerë dhe konsumuar produkte lokale keni ndihmuar edhe ekonominë vendase. Në Tiranë gjeni jo vetëm gjelin e Baldushkut, por edhe vajin e Ndroqit, verën e Lundrës, tavolina e fundvitit mund të mbushet vetëm me produkte 0 km – pra, nga qarku i Tiranës, ku ka një pafundësi ofertash bio”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë theksoi se është një lajm i mirë që natën e ndërrimit të viteve Tirana do jetë e hapur për të festuar, pasi është hequr ora policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat