“Shtëpia e barit” në Tiranë, tre të arrestuarit para gjykatës, në kërkim qiramarrësja e banesës

Tirana

“Shtëpia e barit” në Tiranë, tre të arrestuarit para gjykatës, në kërkim qiramarrësja e banesës

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës po zhvillon seancën për caktimin e masave të sigurisë ndaj tre personave të arrestuar në lidhje me shtëpinë ku kultivohej kanabis në zonën e Ndroqit.

Të arrestuar për këtë çështje janë shtetasit Qemal hasa, elektriçist, Erjon Mema futurist dhe Erban Daja, punëtor që u gjet brenda banesës ku kultivohej lënda narkotike. 

Pronari i banesës, i cili është emigrant jashtë vendit ka deklaruar se nuk kishte dijeni për kanabisin ndërkohë që në kërkim është shpallur shtetasja Rudina Xhambazi e cila rezulton qiramarrëse e objektit.

Sipas prokurorisë brenda banesës në katin përdhe janë gjetur 247 bimë narkotike kanabis sativa me gjatësi nga 80 deri në 140 centimetër të cilat ishin kultivuar në varo plastike.

Në cilësinë e provave janë sekuestruar edhe 45 ushqyes elektrikë, 46 llampa dhe 11 freskuese që shërbenin për rritjen e bimëve narkotike.

Përveç kultivuesve të bimës narkotike nën akuzë për këtë rast janë vendosur edhe punonjësit e OSHEE, të cilët nuk kanë denoncuar ngjarjen pavarësisht lidhjes së paligjshme që ishte kryer në shtyllë për furnizimin me energji të banesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat