Tiranë/ 50-vjeçari bie nga ndërtesa ku po punonte

Tirana

Tiranë/ 50-vjeçari bie nga ndërtesa ku po punonte

Më: 8 prill 2022 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ndërtesa ku po punonte.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Qafë Kashar, ku si pasojë është dëmtuar shtetasi P.A dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 08.04.2022, në Qafë Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. A., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat