Rrihet me sende të forta i riu në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Tirana

Rrihet me sende të forta i riu në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Më: 9 prill 2022 Në ora: 19:23
foto ilustrim

Një person është dëmtuar me sende të forta në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në nje furrë buke, pranë komisariatit numër 4. I lënduari është dërguar në spital për mjekim.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.

“Më datë 09.04.2022, rreth orës 18:30, në afërsi të shkollës “17 Shkurti”, në rrethana ende të paqarta, është goditur me sende të forta shtetasi E. Ç., 33 vjeç”, njofton policia.

Ende nuk dihet ende motivi i sherrit ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat