Tentoi ta mbyste bashkëshorten duke e lidhur rreth qafës me litar, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Tirana

Tentoi ta mbyste bashkëshorten duke e lidhur rreth qafës me litar, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Një 57-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar të mbyste bashkëshorten e tij me litar.

Policia tha se kanë parandaluar krimin në këtë familje.

“Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe tentoi ta vriste atë, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe vihet në pranga 57-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe po tentonte ta vriste atë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë kapur e shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin  A. E., 57 vjeç, banues në Shkozë”, ka njoftuar policia.

Ky shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe më pas, me një litar të lidhur rreth qafës, ka tentuar ta vrasë atë, thuhet në njoftim.

57-vjeçari u arrestua në flagrancë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat