Ngjarje tronditëse/ Shqiptarja pësoi sulm në zemër, burri bën aktin e rëndë menjëherë pas vdekjes së saj

Tirana

Ngjarje tronditëse/ Shqiptarja pësoi sulm në zemër, burri bën aktin e rëndë menjëherë pas vdekjes së saj

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një histori e trishtë raportohet nga periferia e Tiranës, ku një i moshuar është gjetur dje i vetëvarur në oborrin e banesës. Safet Meçaj, 80 vjeç, u gjet pa shenja jete nga nipi në bodrumin e banesës së tij në vendin e quajtur “Nënstacioni i Selitës”.

Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve bën të ditur se 80-vjeçari ka ndërmarrë aktin e rëndë në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike, pasi ka parë bashkëshorten e tij Arta Meçaj të vdekur.

Mësohet se gruaja 80-vjeçare vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ditën e djeshme ka pësuar sulm në zemër. Bashkëshorti pasi ka parë bashkëshorten e vdekur ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Sipas dëshmitarëve, dy të moshuarit kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe shpesh merreshin si shembull në lagjen e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat