Makina me shpejtësi përplas këmbësorin/ Aksident i rëndë në Tiranë, pamjet e kamerave të sigurisë

Tirana

Makina me shpejtësi përplas këmbësorin/ Aksident i rëndë në Tiranë, pamjet e kamerave të sigurisë

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 16:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor në rrugën “Inajete Dumi”.

Një qytetar ka dërguar pamjet e sigurisë në “Ti raporton”, të cilat tregojnë makinën teksa ka përplasur këmbësorin pasi ka qenë duke ecur me shpejtësi në një rrugë lagjeje, ku kalojnë shumë qytetarë.

Pasi ka përplasur këmbësorin që po ecte, makina është përplasur edhe me murin që ndodhej pranë rrugës.

Pas aksidentit, qytetarët që po kalonin janë mbledhur për t’i dhënë ndihmën e shpejtë të plagosurit, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar.

Burime nga policia për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat thonë se i aksidentuari është në spital jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat