A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

Tirana

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:59
Ilir Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti e cilëson bujare ofertën e Belind Këlliçit, pas tërheqjes së tij nga balotazhi. Alimehmeti tha se tani do të përkushtohet për fitoren e PD-së në zgjedhjet vendore të 14 majit.  

"Unë dua që PD të fitojë zgjedhjet. Do jap kontributin maksimal. Nga ana e zotit Këlliçi ishte ofertë bujare. Duhet të mendojmë tani, zoti Këlliçi i pari. Duhet të fitojmë bashkinë e Tiranës. Nuk ka asnjë diskutim.

Në momentin e duhur, do bëjmë diskutimet e duhura."

Alimehmeti nuk e cilëson tërheqje nga gara vendimin për të mos vijuar përballjen në balotazh me Belind Këlliçin.

"Shkova për kryetar bashkie në primare. Nuk u tërhoqa. 26% e votave që morën pjesë në zgjedhje ishin për mua. Ishin të zonës qytetare."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat