“Koka” e grabitjes në Rinas, shtyhet seanca gjyqësore për Talo Çelën

Tirana

“Koka” e grabitjes në Rinas, shtyhet seanca gjyqësore për Talo Çelën

Më: 9 janar 2023 Në ora: 10:28
Talo Çela

Gjykata e Posaçme, ka shtyrë seancën për super të kërkuarin Talo Çela. Arsyeja e kësaj shtyrje seance është bërë mungesa e 2 anëtarëve të turpit gjykues në Gjykatën e Posaçme.

Gazetari i ABC, Ermal Vija raporton se seanca e ardhshme do të jetë më 25 janar.

Talo Çela akuzohet për super grabitjen e ndodhur më 9 prill të vitit 2019 në Aeroportin e Rinasit, ku u vodhën miliona euro në një avion.

Talo Çela vijon që të jetë ende i lirë. Disa operacione për arrestimin e tij kanë dështuar. Ai cilësohet një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të; vrasje, grabitje, etj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat