Ngjarja tragjike në Tiranë: 63-vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me çifte

Tirana

Ngjarja tragjike në Tiranë: 63-vjeçari i jep fund jetës, vetëvritet me çifte

Më: 19 janar 2023 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Një 63-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Prush në Tiranë.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale B.B. është gjetur i pajetë në banesën e tij. Nga këqyrja paraprake, dyshohet se ai është vetëvrarë me armë gjahu.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.01.2023, në Prush, Gropaj, dyshohet se është vetëvrarë, me çifte, në banesën e tij, shtetasi B. B., 63 vjeç. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat