Prangosen tre persona në Tiranë për akuza të ndryshme

Tirana

Prangosen tre persona në Tiranë për akuza të ndryshme

Më: 24 janar 2023 Në ora: 12:28

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale.  Në rastin e parë bëhet fjalë për një 37-vjeçar , i cili i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, ndërsa një tjetër i ri është prangosur pasi akuzohet për mashtrim.

Rasti i fundit lidhet me një aksident rrugor, ku një 26-vjeçar ka përplasur një makinë në Tiranë duke shkaktuar plagosjen e disa personave, të cilët fatmirësisht raportohen të janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. T., 37 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, i ka vjedhur me dhunë varësen shtetases Z. H.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin F. M., 21 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale  “Mashtrimi”.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. Ll., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasin E. D. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerët, të cilën ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat