​Tumorin prej 5 kilogramësh ia heqin nga trupi gruas në Tiranë

Tirana

​Tumorin prej 5 kilogramësh ia heqin nga trupi gruas në Tiranë

Më: 26 janar 2023 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se, është realizuar me sukses heqja e një tumori të rrallë duke i shpëtuar jetën një nëne të re.

“Një ndërhyrje e shkallës së lartë të vështirësisë është realizuar me sukses në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, një tumor i rrallë me një masë të madhe (5 kg), duke i shpëtuar jetën nënës së re”, shkruan ministrja.

Ajo tha se ndërhyrja u krye nga Prof. Asc. Eliona Demaliaj, Dr. Fatjon Balla, Dr. Ahmet Ponari, Dr. Ilir Toma, kryeinfermiere salle Manjola Bega, instrumentare Fatjona Sulejmani.

Realizohet kështu me sukses heqja e një tumori të rrallë dhe shpëtohet nëna e re. Investimet në shëndetësi, si në kushtet që ofrohen, edhe në pajisjet për stafin mjekësor, po bëjnë të mundur edhe realizimin e disa ndërhyrjeve delikate në sistemin mjekësor publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat