Furnizonte dyqanet me kafe kontrabandë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Tirana

Furnizonte dyqanet me kafe kontrabandë, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:10
Materialet

39-vjeçari Abdi Maha ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi dyshohet për kontrabandë.

Ai dyshohet se furnizonte dyqane të ndryshme, me pako me kafe, të dyshuara të kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Sakaq, atij i janë sekuestruar 400 kg kafe e dyshuar e kontrabanduar dhe 7 pajisje për përpunimin e kafesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat