Bashkia e Tiranës i vjen në ndihmë të moshuarit në situatë rruge, sistemohet në qendrën sociale

Tirana

Bashkia e Tiranës i vjen në ndihmë të moshuarit në situatë rruge, sistemohet në qendrën sociale

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 12:05
I moshuaribashkia

Pas sinjalizimit në media, se një person i moshuar ndodhej në situatë rruge në këto ditë të ftohta, Shërbimi Social i Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake e strehuan atë në mjediset e ngrohta të qendrës sociale “Strehëza”. I moshuari me origjinë nga Fieri u gjet pranë rrugës “Mine Peza” në Tiranë dhe u dërgua menjëherë për kontrolle shëndetësore, e më pas në qendër, ku shërbehet edhe ushqim, edhe ndihmë sociale.

Bashkia e Tiranës falenderoi për raportimin dhe siguron për kujdes maksimal ndaj çdo qytetari që gjendet në nevojë. “Jemi bashkë! Pas sinjalizimit nga JOQ, i moshuari ndodhur në situatë rruge tashmë ka kujdesin maksimal nga Bashkia Tiranë. – Ushqim dhe strehëz të ngrohtë pranë Qendrave Sociale! Faleminderit JOQ Albania për raportimin! Na kontaktoni për çdo rast nevoje sepse puna bëhet më mirë kur bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”, thekson Bashkia.

Bashkia e Tiranës ka qenë në gatishmëri për të përballuar çdo emergjencë të ardhur si rrjedhojë e motit me temperature të ulëta që ka përfshirë vendin, Strukturat bashkiake, përfshi Policinë Bashkiake, punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë, si dhe punonjësit socialë kanë qenë në krye të detyrës, si gjatë natës së shkuar, ashtu edhe gjatë kësaj paradite, duke ndihmuar si njerëzit në gjendje rruge dhe të pamundurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat