​Akademia e Shkencave në Tiranë promovon “Antologjinë e kompozitorëve kosovarë”

Tirana

​Akademia e Shkencave në Tiranë promovon “Antologjinë e kompozitorëve kosovarë”

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 14:54
Promovimi

Komisioni i Përhershëm i Artit dhe Trashëgimisë Kulturore, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, organizoii sot promovimin e botimit (partiturë) “Antologji e kompozitorëve kosovarë (në vitet 2000-2020).

Akademia e Shkencave ka pasur gjithnjë në vëmendje trashëgiminë kulturore, materiale dhe shpirtërore të popullit. Kjo është dëshmuar nga vetë anëtarësia e Akademisë, në përbërjen e së cilës ka pasur gjithnjë figura të shquara të artit e kulturës.

“Një ngjarje të gëzueshme” e cilësoi, prof. dr. Zana Shuteriqi, botimin e ri të antologjisë së kompozitorëve kosovarë të cilët vijnë me 25 partitura të gjinive e stileve të ndryshme, të botuara në një format mjaft voluminoz.

Prof. dr. Zana Shuteriqi, e cila moderoi veprimtarinë, u shpreh se, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, kjo periudhë e zhvillimit të artit muzikor është ende e pastudiuar.

“Këta kompozitorë të rinj janë përfaqësuesit e kohës dhe ne jemi të etur të dimë diçka më shumë. Në këtë epokë postmodernizmi, dëshmia që vjen nga botimi është një mozaik i tërë stilesh, idesh kompozicionale, teknikash, me qasje edhe me traditën”, tha prof. dr. Shuteriqi e cila në fjalën e hapjes shtoi se disa nga këto partitura do të bëhen pjesë e studimeve të akademisë.

Në promovim ishte i pranishëm edhe akad. Vasil Tole, profesori i kompozicionit, Stephane de Gerando si dhe përgatitësi dhe botuesi i librit, Liburn Jupolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat