Meta takim me qytetarët në Tiranë, optimist për lokalet e 14 majit: Këlliçi kryebashkiaku i ardhshëm!

Tirana

Meta takim me qytetarët në Tiranë, optimist për lokalet e 14 majit: Këlliçi kryebashkiaku i ardhshëm!

Më: 10 prill 2023 Në ora: 14:29
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në një takim me komunitetin e Skraparit në Tiranë, në mbështetje të kandidaturës së Belind Këlliçit.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Meta shpreh bindjen se Këlliçi, më mirë se askush tjetër, do “të harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të shkëlqyera të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria”

Postimi i plotë:

Kënaqësi të merrja pjesë në takimin e organizuar nga znj.Silva Caka me komunitetin e Skraparit në Tiranë, në mbështetje të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës z.Belind Këlliçi.

Tirana është më e fortë dhe më e begatë jo vetëm falë resurseve, traditave dhe komunitetit jashtëzakonisht mikpritës tiranas, por edhe falë integrimit të komuniteteve të tjera nga i gjithë vendi, që me punën dhe identitetin që sjellin e pasurojnë kryeqytetin në vlera dhe kontribute.

Jam i bindur që kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës z.Belind Këlliçi, më mirë se askush tjetër, do të harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të shkëlqyera të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria.

Kënaqësi që mes nesh të ishte edhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Skraparit, z.Euglen Mustafallari, një përfaqësues i shkëlqyer i vlerave më të mira të Skraparit.

Bashkë Fitojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat