Merr flakë në lëvizje autobusi i linjës së “Institutit” në Tiranë, detajet e para

Tirana

Merr flakë në lëvizje autobusi i linjës së “Institutit” në Tiranë, detajet e para

Më: 10 prill 2023 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Informacion paraprak

Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse.

Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat