Njëri dhunoi nënën, tjetri vëllanë, policia e Tiranës bën bilancin e arrestimeve në 24 orë

Tirana

Njëri dhunoi nënën, tjetri vëllanë, policia e Tiranës bën bilancin e arrestimeve në 24 orë

Më: 17 prill 2023 Në ora: 12:54
Policia

Policia e Tiranës ka bërë një bilanc të arrestimeve në 24 orët e fundit, për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve dy prej tyre janë vënë në pranga për dhunë ndaj nënës dhe ndaj vëllait.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për dhënien e dokumenteve të mjetit që drejtonte, si dhe gjatë kontrollit në mjet, iu gjet e sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pjatë e bardhë me mbetje lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Y. M., 41 vjeç, banues në Institut, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. K., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin K. L., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 15 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– M. Q., 33 vjeç, banues në Shkozë, E. Ç., 33 vjeç, banues në Yzberisht, E. J., 33 vjeçe, dhe K. N., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, F. Rr., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– S. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat