Shi i rrëmbyeshëm në Tiranë, kryeqyteti përfshihet nga stuhia dhe vetëtima

Tirana

Shi i rrëmbyeshëm në Tiranë, kryeqyteti përfshihet nga stuhia dhe vetëtima

Më: 26 maj 2023 Në ora: 16:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë kryeqytetin mesditën e kësaj të premteje.

Edhe pse prej ditësh kryeqyteti është përfshirë nga temperatura të larta, sot Tirana është përfshirë nga shiu i rrëmbyeshëm, shoqëruar edhe me vetëtima.

Sikurse duket nga pamjet, disa qytetarë i ka zënë të pa përgatitur pasi dita nisi me diell të ngrohtë.

Moti i paqendrueshëm, me paradite të ngrohta me diell e temeratura 27-28 gradë celcius dhe pasdite me rreshje shiu, do të na shoqërojë edhe këtë fundjavë.

Për Top Channel, sinoptikanja Lajda Porja është shprehur se e njëjta situatë e motit do të vijojë për disa ditë edhe në javën tjetër. Edhe pse temperatura të larta, reshjet do t’i kemi prezente, tha meteorologjia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat