Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

Tirana

Hakerat sulmojnë Bashkinë e Tiranës, rishfaqet “Homeland Justice”

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është jashtë funksionit. Shkak është bërë një sulm nga grupi i hakerave “Homeland Justice”, që sponsorizohet nga shteti iranian.

“Bashkia e Tiranës është jashtë funksionit tani.

 Shërbimet e qytetit janë ndërprerë. Ju paralajmëruam që të dëboni terroristët e MEK nga toka shqiptare, por ju i njohët si refugjatë ligjorë dhe u dhatë lehtësira si karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara”, shkruan ata në rrjetin Telegram duke fajësuar për situatën “drejtuesit e qeverisë shqiptare”.

Sipas njoftimit të tyre me këtë sulm janë ndërprerë shërbimet e “qytetit dhe të trafikut” ndërkohë që paralajmërojnë edhe veprime të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat