Emri i Florian Binajt në tavolinë/ Mblidhen aleatët, Berisha i bindur se do mbështetet, Shehaj skeptik

Tirana

Emri i Florian Binajt në tavolinë/ Mblidhen aleatët, Berisha i bindur se do mbështetet, Shehaj skeptik

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 13:45
Agron Shehaj

Pak çaste pasi Sali Berisha zyrtarizoi mbështetjen ndaj Florian Binajt si kandidat për zgjedhjet bashkiake në Tiranë, janë mbledhur aleatët opozitarë.

Fatmir Mediu sapo mbërriti në Partinë Demokratike, ndërsa i pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga nëse do ta mbështesë kandidatin Binaj, Mediu tha se do e komentojë pas mbledhjes.

Belind Këlliçi nga ana tjetër ka nisur bisedimet me Agron Shehaj. Kreu i Partisë Mundësia është më skeptiku për kandidaturën, pasi mbështet Ermal Hasimjan.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije edhe Partia e Lirisë e mbështet kandidaturën e Florian Bianj, e po ashtu Adriatik Lapaj i ‘Shqipëria Bëhet’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat