Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021

Tirana

Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021

Më: 14 prill 2026 Në ora: 19:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat pranë QSUT, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje intensive të forcave zjarrfikëse.

Raportohet se kjo është hera e dytë që bie zjarr në këtë pallat.

Një ngjarje e ngjashme, por jo në këto përmasa, ka ndodhur në vitin 2021, ku gjatë punimeve në pallat ka marrë flakë fasada e ventiluar.

Ky lloj ndërtimi në fasadë, me material poliretan në formë shkume, e njohur ndryshe fasadë e ventiluar, ka qenë shkak i zjarrit vite më parë edhe në një pallat në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat