380 jahte turistike zgjodhën portin e Durrësit gjatë vitit 2018 - Bota Sot
380 jahte turistike zgjodhën portin e Durrësit gjatë vitit 2018

Turizëm

380 jahte turistike zgjodhën portin e Durrësit gjatë vitit 2018

Më: 12 janar 2019 Në ora: 11:50
380 jahte turistike zgjodhën portin e Durrësit gjatë vitit 2018

Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit kanë arritur 380 jahte turistike, ndërsa numri i kroçerave ka arritur në 15 gjithsej.

Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës bën të ditur se jahtet që kanë zgjedhur portin më të madh shqiptar kanë qenë shumë më tepër se sa një vit më parë. Nga 294 jahte turistikë që mbërritën në vitin 2017, vitin që lamë pas numri i tyre arriti në 380 jahte gjithsej.

Nga Sektori i Statistikave, mësohet se në Durrës gjatë vitit 2018 është ankoruar një numër i madh jahtesh me gjatësi nga 30-120 metra, përgjithësisht prodhime të viteve të fundit në kantiere të njohura të botës, transmeton atsh.

Përveç shërbimeve portuale, turistët dhe drejtuesit e jahteve kanë vizituar qendrat arkeologjike të qytetit tonë.

Koha e qëndrimit të jahteve turistike në kalatat 1-5 të Terminalit perëndimor shkon deri në 10 ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...