Investimet në agroturizëm, lehtësohen procedurat për marrjen e tokës në përdorim - Bota Sot
Investimet në agroturizëm, lehtësohen procedurat për marrjen e tokës në përdorim

Turizëm

Investimet në agroturizëm, lehtësohen procedurat për marrjen e tokës në përdorim

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 10:21
Ilustrim

Qeveria shqiptare ka lehtësuar procedurat e marrjen së tokës në përdorim për investime në agroturizëm.

Ndryshime në projektligjin ‘Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit të mbrojtjes së tokës” shkurtojnë burokracitë me të cilën janë hasur të interesuarit për investime në këtë sektor.

Zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote u shpreh për ATSH-në se, kjo është një tjetër nisëm që ju vjen në ndihmë sipërmarrësve në agroturizëm. Risitë konsistojnë në lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e afateve kohore për kalimin e sipërfaqes së tokave bujqësore në tokë truall për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, për struktura/objekte në funksion të agroturizmit, si dhe veprimtari të tjera ekonomike.

Lehtësimi procedurave dhe shkurtimi afateve, parashikon; miratimin e ndryshimit për sipërfaqet e tokave bujqësore deri në 5 ha që kalojnë në kategorinë tokë urbane (truall), të bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për bujqësinë.

Kote tha se, lehtësimi i politikave fiskale dhe adresimi i fondeve nga Programi IPARD në mbështetje të këtij sektori, ka rritur interesin e dukshëm të sipërmarrësve për investime të reja në agroturizëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...