Gastronomia shqiptare pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit - Bota Sot
Gastronomia shqiptare pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit

Turizëm

Gastronomia shqiptare pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit

Më: 4 maj 2020 Në ora: 14:42
Foto Ilustrim

Gastronomia shqiptare është tashmë pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili shtoi se gastronomia është vlerë e shtuar e ofertës turistike shqiptare.

“Gastronomia jonë, tipike dhe unike, vlerë e shtuar e ofertës turistike shqiptare, tashmë pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit”, tha Klosi.

Kulinaria shqiptare me identitetin e saj përbën një aspekt të rëndësishëm të turizmit që duhet zhvilluar dhe promovuar.

Kuzhina jonë tradicionale ka një shumëllojshmëri shijesh dhe ka një menu mesdhetare ku nuk mungojnë bulmetrat, vaji i ullirit, prodhimet e tokës dhe ato të detit.

Turistët e shumtë që vizitojnë vendin tonë, ushqimet tona tradicionale i pëlqejnë shumë dhe janë një ndër gjërat e para në listën e të preferuarave prej tyre nga Shqipëria përveç bukurive natyrore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat