Distanca 3 metra në ujë, si po planifikohet sezoni veror në Shqipëri? - Bota Sot
Distanca 3 metra në ujë, si po planifikohet sezoni veror në Shqipëri?

Turizëm

Distanca 3 metra në ujë, si po planifikohet sezoni veror në Shqipëri?

Më: 8 maj 2020 Në ora: 00:17
Shqipëri

Drejtoresha e Agjenësisë së Turizmit në Shqipëri, Kornela Ferizaji ka thënë se ky vit do të jetë ndryshe për sezonin veror.

Ferizaj tha se distanca do të jetë e obligueshme madje edhe gjatë larjes në det.

“Edhe gjatë larjes në det detyrohet një distancë prej 3 metrash me njëri-tjetrit, përveç nënave që kujdesen për fëmijët. Në stacionet e plazhit duhet të ketë një distancë 3.6 metra, në marjen e shërbimeve në bare apo restorante distanca duhet të jetë 2 metra, në tavolina nuk do të ketë më shumë se 4 persona në 10 metra katror. Këtë vit çmimet nuk do të rriten, oferta do të jetë më e ulët”, ka deklaruar Ferizaj.

Sipas saj të gjitha strukturat hoteliere dhe baret do të jenë të detyruara të respektojnë një protokoll të hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Ministria e Shëndetësisë me masa të shtuara të sigurisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat