Nxënësit nga Shqipëria e Kosova me guida sportive për eksplorimin dhe promovimin e turizmit - Bota Sot
Nxënësit nga Shqipëria e Kosova me guida sportive për eksplorimin dhe promovimin e turizmit

Turizëm

Nxënësit nga Shqipëria e Kosova me guida sportive për eksplorimin dhe promovimin e turizmit

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 17:19
Nxënësit nga Shqipëria e Kosova

Pogradeci është një nga qytetet me traditën dhe bukuritë e veçanta natyrore në Shqipërisë, ku vizitorët gjejnë kënaqësi në të katër stinët e vitit.

Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Shërbimi Kombëtar për Rininë, Albanian ICT Academy bashkë me nxënësit ekselentë nga Shqipëria dhe Kosova, kanë ndërmarrë një tur aktivitetesh të ndryshme sportive turistike, për të eksploruar dhe promovuar vlerat historike, kulturore dhe natyrore të Pogradecit, nëpërmjet guidave me kayak, stand ap paddle dhe biçikleta.

Bashkia Pogradec bën të ditur se, rreth 30 nxënës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, pjesë e grupit që po vizitojnë Pogradecin, po shijojnë pushimet në këtë qytet, përmes aktiviteteve të ndryshme, ku dominojnë sportet e aventurës si atraksioni dhe vlerë e shtuar e sezonit turistik.

Pogradeci ofron shumë mundësi per turizëm ujor, malor dhe historik.

Qyteti i Pogradecit dhe zonat përreth tij, janë atraksione turistike për natyrën dhe historinë që kanë, paralelisht me Liqenin e Ohrit që i jep hijeshinë e përhershme.

Liqeni i Ohrit cilësohet si një një perlë e papërsëritshme natyrore, klimatike, relaksuese dhe frymëzuese. Ndërsa katër kilometër larg qytetit ndodhet edhe pika turistike e Drilonit, me burimet e ujit të pastër dhe të kristaltë që rrjedh në Lumin Drilon dhe më pas në liqen.

Pranë Qafe-Thanës dhe kufirit me Maqedoninë, ndodhen edhe shpella të shumta dhe një kishë. Ndërsa, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore në fshatrat që e rrethojnë, ku gjenden monumente të rëndësishme kulturore e historike që tërheqin vizitorë të shumtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat