Qyteti bregdetar francez kërkon nga turistët të qëndrojnë larg tij për shkak të COVID-19

Turizëm

Qyteti bregdetar francez kërkon nga turistët të qëndrojnë larg tij për shkak të COVID-19

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Kryetari i Bashkisë së qytetit Nice të Francës ka bërë thirrje të dielën për mbyllje të qytetit gjatë vikendit për të reduktuar fluksin e turistëve.

Thirrja është bërë për të parandaluar sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e virusit COVID-19.

“Kemi nevojë për masa të forta që shkojnë përtej mbylljes së vendit në ora 6 pasdite. Një mbyllje fundjave do të kishte kuptim, ” tha kryetari i Bashkisë Christian Estrosi në radio franceinfo.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Olivier Veran tha se qeveria do të vendoste këtë vikend për shtrëngim të kontrollit në qytetin mesdhetar, për tu mbrojtur nga virusi.

Para se të urdhëronte mbylljen e dytë në nëntor, qeveria franceze kishte vënë kontroll policore në disa qytete, duke mbyllur edhe restorantet.

Mirëpo tani kryetari i Bashkisë së Nices Estrosi tha se moti i mirë në fundjavë do të sillte shumë turistë në këtë qytet bregdetar dhe se për këtë arsye ka kërkuar mbyllje të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat