The Guardian: Shqipëria i ka të gjitha: plazhe, male, qytete antike dhe çmime të lira

Turizëm

The Guardian: Shqipëria i ka të gjitha: plazhe, male, qytete antike dhe çmime të lira

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Pavarësisht nga e kaluara e errët e shekullit XX, Shqipëria është tani një parajsë udhëtarësh me peizazhe të mahnitshme, bregdet dhe qytete historike, shkruan Jamie Fullerton për gazetën e njohur britanike ”The Guardian”.

”Ishte e rrallë që gazetarët vinin këtu”, thotë Elton Çaushi, kreu i operatorit turistik ”Albanian Trip”, të cilin e takoj në kryeqytet, Tiranë.

”Kur erdhën, ata donin të flisnin vetëm për gjakmarrjen dhe virgjëreshat e betuara”, shton ai.

Traditat që dikur dominonin politikën fisnore në malet e Shqipërisë janë interesante, por unë jam këtu për të hetuar një pamje të fundit të vendit të Evropës Juglindore.

Falë plazheve të saj, qyteteve me mbrojtje të UNESCO-s dhe shtigjeve malore, Shqipëria, dikur komuniste, po del në pah si ”destinacioni i ri modern evropian për udhëtime” përtej turizmit me çanta shpine.

Për dekada të tëra, Shqipëria kishte një reputacion si një vend i rrezikshëm dhe i ndaluar, kryesisht falë izolimit politik të saj nën diktatorin Enver Hoxha, i cili vdiq në 1985. Pas trazirave në vitin 1997 më shumë vizitorë filluan të vinin në Shqipëri, të tërhequr pjesërisht nga çmimet më të ulëta se në Greqi dhe Itali.

Në vitin 2009, 1,9 milionë turistë udhëtuan drejt Shqipërisë; në vitin 2019, viti i fundit i plotë para Covid-19, shifra ishte 6,4 milionë.

Ushqimi këtu mund të jetë një faktor në këtë ndryshim.

Unë jam me Eltonin në një restorant pa emër, afër qendrës së qytetit.

“Turistët nuk e kanë gjetur akoma, kryesisht janë shoferët që hanë këtu”, thotë ai. Unë ha një tasqebap të bollshëm, një përzierje e shijshme e mishit të viçit, hudhrës, qepëve dhe salcës së domates, përpara se ai të më çojë për një ëmbëlsirë në ”Mon Amour”, një pastiçeri e stilit parizian. Ne paguajmë 390 lekë (2,80 sterlina) për kafe dhe bakllava me akullore.

Pas mëngjesit nisem për në Dhërmi, një fshat që ka parë një mori hotelesh të dalin përgjatë bregdetit të tij gjatë dekadës së fundit.

Plazhi kryesor i Dhërmiut është i pastër, i mbuluar me shezlongë dhe i rrethuar nga restorante. Gjithçka mirë nëse thjesht dëshironi të shtriheni. Plazhet e vogla si ”Splendor Del Mar” dhe ”Empire Beach Resort”, janë njësoj si ato në Balneare. Ora kalon ngadalë kur noton në detin e pastër e të bruztë pranë ”Splendor”. Nuk kam pasur një moment më të mirë jashtë Azisë.

Më vonë, në një shëtitje në plazhin aty pranë Gjipesë dalloj një bunker betoni dhe shikoj këtë kube me pamje nga deti: një gungë gri e paranojës së Luftës së Ftohtë në një bregdet idilik.

Unë shoh një bunker tjetër. Pastaj një tjetër. Unë filloj t’i numëroj ato, por shpejt e kuptoj se bunkerët janë të zakonshëm këtu. Rreth 173 371 thuhet se u ndërtuan në Shqipëri midis 1975 dhe 1983, ndërsa Hoxha përgatitej për një sulm të mundshëm.

Eltoni më paralajmëron se qytetet turistike të Durrësit dhe Sarandës po tërhiqnin tashmë mjaft pushues. Në vend të kësaj ndalem në Gjirokastër dhe Berat, dy qytete më të vogla me bukuri të njohur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat