​Parku Arkeologjik “Ulpiana” me shumë vizitorë, Berisha: Ka tendencë të rritjes së numrit të turistëve

Turizëm

​Parku Arkeologjik “Ulpiana” me shumë vizitorë, Berisha: Ka tendencë të rritjes së numrit të turistëve

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 12:33
Milot Berisha

Parku Arkeologjik “Ulpiana” për çdo vit mbledh 40 mijë vizitorë, në mesin e të cilëve ka edhe turistë të huaj.

Arkeologu Milot Berisha, i cili është edhe përgjegjës i këtij parku thotë se ka tendencë të rritjes të numrit të vizitorëve.

Ai në një intervistë për KosovaPress flet edhe për mënyrën e funksionimit që do të zbatohet nga viti i ardhshëm.

Berisha: Çdo vit ka tendencë të rritjes së turistëve

Nuk lejohet asnjë ndërtim përveç disa kulturave bujqësore, për momentin parku është i hapur për vizitorë me një sipërfaqe 3.5 hektarë, mirëpo ne synojmë të zgjerohemi duke pritur të zgjidhet çështja e pronësisë rreth 8 hektarë dhe pastaj natyrisht që do të ketë dhe një plan menaxhimi i cili është draftuar, ka marrë formën e saj, pothuajse përfundimtarë por që duhet të faktohen edhe instancat shtetërore për të krijuar edhe mundësinë e mbajtjes të vetvetes dhe të mundësisë së gjenerimit të fondeve dhe të menaxhimit të atyre fondeve që do t’i inkasojë nga të hyrat prej vizitorëve e që janë të shumtë. Ne kemi diku rreth 40 mijë vizitorë në vit me tendencë të rritjes, pra duke marrë për bazë se pastaj do të bëhet edhe hyrja pra do të jetë biletari, do të jetë një kafiteri, ne mendojmë se mund të krijojmë kushte që të jenë të pavarur të jenë si institucion në vete por gjithmonë nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore”, shtoi ai.

Arkeologu Berisha tregon edhe për gërmimet që po bëhen në park, por edhe për kushtet në të cilat punojnë.

Ai thekson se do të vazhdojë gërmimi edhe gjatë dimrit dhe se do të bëhet incizimi gjeo-magnetik dhe gjeo-elektrik për këtë pjesë.

Derisa thotë se në institutin arkeologjik janë të punësuar vetëm shtatë arkeologë.

Berisha: Në institutin arkeologjik janë të punësuar vetëm shtatë arkeologë

“Meqenëse Universiteti i Prishtinës ka pasur një drejtim për arkeologji, një pjesë e të cilëve janë orientuar në master dhe doktorata edhe në perëndim me bursë kryesisht nga Ambasada e Francës, nga Ministria e Kulturës, e dikush pa bursë. Unë nuk them që është mungesë e arkeologëve si profesionistë të fushës sa është mungesa për t’i punësuar ata. Duhet të rritet numri i arkeologëve të punësuar dhe në institutin Arkeologjik të Kosovës jemi gjithsej 12-13 punëtorë dhe jo më shumë se 7 arkeologë, që është një numër shumë i vogël dhe natyrisht që duhet të krijojmë kushte edhe mundësi që të punësohen këta”, tha ai.

Arkeologu Berisha thekson se krahas aktiviteteve të përbashkëta me Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore kanë bashkëpunime të tjera me universitete prestigjioze.

Ai tregon se këtë muaj do të bëhet konsolidimi i mozaikut të pakryer nga viti i kaluar.

Berisha: Një grup të të rinjve e presim më 11 shtator nga Evropa

“Ne kemi një aktivitet të përbashkët me Këshillin e Kosovës për trashëgimi kulturore së bashku me Europian Hears Valenty, pra nga data 11 deri më 24 shtator presim një grup prej 15 të rinjve ndërkombëtarë, nga vende të ndryshme të Evropës, që do të bëjnë dhe do të vazhdojmë ëork shop-in dhe trajnimin për konservimin dhe konsolidimin e mozaikut të dyshemesë të banjos romake tek sektori i parë. Pra, një rrugë e dy punë të mira kanë mbetur nga viti i kaluar edhe gjysma tjetër e mozaikut të konsoliduar të dyshemesë romake edhe do të vazhdojë edhe këtë vit, por të njëjtën kohë ata pjesëmarrës me fat që janë përzgjedhë do ta bëjnë një trajnim dyjavor dhe në fund do të certifikohen”.

Historiku i parkut “Ulpiana” ka shtrije 70-vjeçare, i cili daton që nga koha antike e shekullittë gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat