“Daily Mail” fton britanikët të “pushtojnë” Dhërmiun, perla e fshehur e Evropës që ju pret të gjithëve

Turizëm

“Daily Mail” fton britanikët të “pushtojnë” Dhërmiun, perla e fshehur e Evropës që ju pret të gjithëve

Më: 11 prill 2023 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Një çift pushuesish nga Britania e Madhe zbuluan “parajsën e fshehtë balineze”. Kështu e quajtën ata destinacionin e tyre të fundit, Dhërmiun tonë të bukur, pasurinë e mrekullueshme me perëndime mahnitëse dhe ujin e kristaltë. Nuk është hera e parë që Dhërmiu fiton titullin “Perla e fshehtë e Evropës” nga portale dhe revista prestigjoze ndërkombëtare dhe kësaj here nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe.

Britanikët Scott dhe Sal, të cilët janë edhe blogerë, dokumentuan rrugëtimin e tyre me mijëra shikues duke u treguar rreth plazhit, peizazheve të bukura, restoranteve dhe lokaleve të natës. Ata e krahasuan Dhërmiun me parajsën që kanë gjetur në resorte të huaja duke shprehur se Shqipëria është e nënvlerësuar përpara vendeve si Greqia dhe Italia.

"Zbuloni Balin evropian në vendin që s'do e prisnit kurrë. Hotelit i japim vlerësimin 10/10 dhe plazhi ka fiks stilin e Balit. Lokalet janë mahnitëse dhe uji i pastër si kristal. Ka kaq shumë gjëra për të bërë,"-shkruajnë Scott dhe Sal në një video të publikuar në platformën “Instagram” e cila ka arritur më shumë se 1.6 milionë shikime. Të shumtë ishin edhe komentuesit e huaj të cilët nisën të shprehnin mendimet e tyre në seksionin poshtë fotos.

“Sa bukur qenka,”-tha njëri prej tyre. Një shikues tjetër shkruante: "Pak ndyshe nga vendet e tjera evropiane, por duket fantastik.”

"Ky vend duket si një ëndërr,"-ra dakord një i tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat