Pogradeci bëhet gati për sezonin, më shumë guida për qytetin dhe fshatrat turistikë

Turizëm

Pogradeci bëhet gati për sezonin, më shumë guida për qytetin dhe fshatrat turistikë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:54
Pogradeci

Më shumë guida të trashëgimisë së kulturës, historisë të qytetit si dhe të fshatrave turistikë dhe jo vetëm, kjo është një nga mënyrat se si Pogradeci kërkon që këtë vit të tërheqë sa më shumë turistë vendas dhe të huaj . Drejtoresha e muzeut “Historik”, Froseda Tola, thotë se janë përgatitur disa guida për turistët që do të kalojnë pushimet verore në këtë qytet.

Janë guida që ndodhen brenda qytetit si dhe në fshatrat turistkë të Linit dhe Tushemishtit. guida të tjera ndodhen në zonën e Mokrës aty ku ka objekte te shumta të trashëgimisë së kulturës.

Edhe këtë vit, sipas nën kryetares së bashkisë Pogradec, Entela Gusho, gjatë sezonit turistik do të ketë 100 aktivitete dhe koncerte të ndryshme.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve do të zhvillohen në Odeonin e qytetit por dhe fshatrat turistikë të Linit dhe Tushemishtit, veprimtari që do të mbyllen me festën e rakisë dhe kulaçit në Mokër.

Pogradeci vitet e fundit ka tërhequr një numër të konsiderueshëm turistësh vendas e të huaj dhe ajo që është më kryesorja gjatë këtyre viteve, është rritur numri i pushuesve të rinj. Vetëm Pogradeci dhe dy fshatrat turistikë të Tushemishtit dhe Linit kanë më shumë se 3200 vende akomoduese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat