“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera

Turizëm

“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera

Më: 28 maj 2023 Në ora: 20:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Nëse doni ta vizitoni Thethin, duhet të nxitoni me prenotimet pasi si asnjëherë më parë, turistë nga e gjithë bota, kanë trokitur në dyert e thethjanëve pa ardhur ende mirë sezoni turistik.

Rekordi i vendosur gushtin e kaluar, me kapacitetin maksimal prej më shumë se 2000 vizitorësh në natë, pritet të thyhet këtë vit e madje kjo vizitueshmëri të jetë një normalitet për 3 muajt e verës.

Për të huajt, Thethi dhe alpet janë një destinacion që nuk duhen humbur”, tha operatori turistik Fatmir Berishta.

Është një vend shumë i bukur. Nuk ka shumë njerëz dhe duket çdo gjë e virgjër. Pra nuk është komercial dhe prandaj ne e dashurojmë Thethin”, tha një turist.

Ishte ideja e të dashurit tim sepse atij i pëlqen të vizitojmë të tilla vende, zonat e paeksploruara mirë dhe të veçanta. Në Poloni nuk është diçka e zakonshme të bësh turizëm në Shqipëri por ne erdhëm dhe jemi shumë të kënaqur. Do të rikthehemi sërish”, tha shoqëruesja e tij.

Çfarë mendoj për Shqipërinë ? Është gjithçka shumë e bukur dhe e veçanta është se kemi shumë për të zbuluar. Thethi është i veçantë. Jemi nisur në këmbë nga qendra e fshatit për të shkuar tek syri i kaltër”, tha një turist spanjoll.

Nëse Thethi është fshati që natyra i ka dhuruar gjithçka dhe është i jashtëzakonshëm, pamje të tilla kjo pike turistike nuk e meriton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat