Klosi në Lezhë: Ti kthejmë festat lokale në atraksione turistike - Bota Sot
Klosi në Lezhë: Ti kthejmë festat lokale në atraksione turistike

Turizëm

E martë, 20 nëntor 2018

Klosi në Lezhë: Ti kthejmë festat lokale në atraksione turistike

Më: 7 maj 2018 Në ora: 10:35
Lezhë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte i pranishëm në festivalin e kulinarisë “Lezha gatuan”.

Gjatë festivalit, Ministri Klosi së bashku me nënkryetaren e Bashkisë Lezhë dhe deputetë të zonës, vizituan stendat me gatime dhe prodhime të ndryshme duke u interesuar për produktet lokale dhe zhvillimin e bizneseve në fushën e kulinarisë.

“Festat lokale promovojnë traditën dhe duhet të zhvillohen gjatë gjithë  sezonit turistik për t’u dhënë mundësinë turistëve që të shijojnë vlerat e kulinarisë shqiptare”,  theksoi Klosi, i cili siguroi se institucioni që ai drejton, do të nxisë dhe mbështesë gjatë gjithë sezonit, këto festa.

Në kuadër të zhvillimit të turizmit, ministri Klosi i bëri thirrje biznesit që të orientohet drejt agroturizmit duke shfrytëzuar prodhimet lokale dhe duke ofruar një turizëm të diversifikuar përveç plazhit.

“Së shpejti do të inagurojmë edhe hotelet të reja me 4 dhe 5 yje në këtë zonë. Apeli për bashkitë është sërish për tre pika kyçe të sezonit; pastërtinë, sigurinë në plazhe dhe shmangien e derdhjes së ujërave të zeza në det”, tha Klosi.

” Ne i mbështesim nismat që vijnë nga të gjitha drejtimet, nga shoqëria civile apo bizneset shkollat profesionale pasi në këto aktivitete i gjejmë të gjitha për një sezon të shkëlqyer turistik dhe presim që ky sezon në Lezhë në zonën e plazhit dhe më gjerë të vijë me promovimin e turizmit”, u shpreh ai.

Pasi falenderoi pjesëmarrësit dhe prodhuesit e vlerave tradicionale në kulinarinë lokale, Klosi tha se ”në projektin që kemi për festat lokale ne do të përfshijmë çdo zonë që ka këto mundësi që t’i japim më shumë mundësi turizmit”.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test