Studimi: Turizmi po e mbyt planetin - Bota Sot
Studimi: Turizmi po e mbyt planetin

Turizëm

E enjte, 18 tetor 2018

Studimi: Turizmi po e mbyt planetin

Më: 7 maj 2018 Në ora: 19:22
Ilustrim

Turizmi po e mbyt planetin. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri i Universitetit të Sidenit, sipas të cilit turizmi global është përgjegjës për 8 përqind të emetimeve të gazrave me efekt serre, 4 herë më shumë nga ç’besohej.

Disa gazra, përfshirë dioksidin e karbonit dhe metanin e bllokojnë nxehtësinë në atmosferë duke prodhuar efekt sere, e duke e bërë më të ngrohtë planetin.

Sasia e gazrave me efekt serre të lëshuar nga një aktivitet specifik, përkufizohet si ‘gjurma e karbonit’. Gjurma në rritje e karbonit nga turizmi global mes 2009-s dhe 2013-s, përfaqëson 3 përqind të rritjes vjetore të emetimeve, sipas shkencëtarëve të Sidneit.

Studimi i publikuar në revistën “Nature Climate Change” merr në konsiderate jo vetëm ndotjen e shkaktuar nga udhëtimet ajrore, por edhe emetimet e prodhuara nga ushqimet dhe pijet, infrastruktura dhe shërbimet në destinacinet e udhëtimit.

Shkencëtarët u bazuan tek të dhënat e siguruara nga 189 vende rreth botës, të cilat sugjeruan se 14 përqind e rritjes totale të emetimeve i faturoheshin turizmit global në vende me të ardhura të larta nga viti 2009 deri në 2013-tën.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën e gjurmëve të karbonit, të ndjekura nga Kina, Gjermania dhe India. Udhëtimet brenda vendit, gjenerojnë shumicën e gjurmëve të karbonit për secilin nga vendet. Ndërsa në shtetet e vogla ishullore, të tilla si Maldivet, Mauritius, Qipro dhe Seishell, nga 30 deri në 80 përqind të emetimeve kombëtare i faturohen turizmit ndërkombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test