Turizmi, sektor me rritje të shpejtë në ekonominë shqiptare - Bota Sot
Turizmi, sektor me rritje të shpejtë në ekonominë shqiptare

Turizëm

E hënë, 12 nëntor 2018

Turizmi, sektor me rritje të shpejtë në ekonominë shqiptare

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 09:36
Shqipëri

Sektori i turizmit është një faktor me rritje të shpejtë në ekonominë shqiptare.

Drejtori i GIZ për Shqipërinë, Hans-Jurgen Cassens deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “turizmi është i rëndësishëm për bashkëpunimin mes qeverisë gjermane dhe Shqipërisë përmes GIZ sepse kontribuon gjithashtu në perspektivën ekonomike”.

Cassens thekson se GIZ ka punuar në fushën e turizmit rural prej më shumë se 10 vjetësh, gjithmonë me perspektivën për të ofruar mundësi alternative ose shtesë për të ardhura për njerëzit që jetojnë në zonat rurale.

“Ne shohim specifikisht për vendet rurale, për të përfshirë njerëzit nga zonat rurale në punë dhe sipërmarrje. Ne e kemi nisur mbështetjen për turizmin 10 vjet më parë në Theth dhe që prej atëherë kemi punuar në shumë zona”, tha Cassens.

Sipas tij, kjo përfshin zhvillimin e aktiviteteve turistike si p.sh. ecje dhe biçikleta, trajnimin e ofruesve të shërbimeve siç janë guidat turistike, Guest House dhe personelin e restoranteve, por gjithashtu kemi qenë shumë të angazhuar në promovimin e destinacioneve rurale, duke i mbështetur në marketing, në emërtimin e destinacioneve në lidhjen e operatorëve turistikë lokalë me tregun ndërkombëtar dhe në mbështetjen e mbrojtjes dhe shfrytëzimit të trashëgimisë, natyrore dhe kulturore.

“Ne kemi mbështetur zhvillimin e aktiviteteve turistike si hiking që është diçka klasike, ose udhëtimet me biçikleta në mal. Ne mundësojmë trajnime për tur operatorët, Guest House-t për të qenë më të përgatitur për të pritur turistët dhe kemi punuar shumë për promovimin e destinacioneve dhe logove”, tha Cassens.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test