Lloji i sallatës që duhet ta konsumojnë me patjetër meshkujt - Bota Sot
Lloji i sallatës që duhet ta konsumojnë me patjetër meshkujt

Ushqime

Lloji i sallatës që duhet ta konsumojnë me patjetër meshkujt

Më: 17 prill 2019 Në ora: 12:46
Ilustrim

Sallata është e pandarë nga tryezat tona në sajë të vetive por edhe shijes që ofron.

Por është një sallatë specifike e cila duhet konsumuar nga meshkujt! Bëhet fjalë për rukolën e cila mbron qelizat e spermës nga agjentët kimikë që gjenden në ushqime dhe pije të ndryshme.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim italian i drejtuar nga profesor Carlo Foresta i Universitetit të Padova në bashkëpunim me profesor Kais Rtibi, i Universitetit të Jendouba në Tunizi.

Studimi zbuloi se bisfenolo-A (BPA), një agjent kimik me origjinë sintetike që përmirëson gjendjen e spermës, pasi lufton radikalet e lira.

Kështu që prania e BPA në ushqim mund të kompromentojë gjendjen e spermatozoidëve dhe të ndikojë në lëvizshmërinë e tyre. Për këtë arsye këshillohet që të gjithë meshkujt që duan të kenë aftësi të mira riprodhuese, të mos heqin dorë nga konsumi i rukolës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...