Si ta zbusni bukën bajat - Bota Sot
Si ta zbusni bukën bajat

Ushqime

Si ta zbusni bukën bajat

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Nuk jeni të detyruar ta hidhni bukën bajat – ndiqni këshillat tona dhe sërish kënaquni me fetat e bukës së butë

Ekzistojnë shumë mënyra si ta zbusni bukën bajat.

Mënyra e parë është zbutja në furrë.

Furrën nxeheni në 180 gradë, ndërkaq bukën mbështilleni me leckë të njomur.

Futeni bukën e mbështjellë në furrën e nxehur 5 – 10 minuta.

Bukën mund ta zbusni edhe në furrën e mikrovalës.

Spërkateni me ujë (mos i qitni shumë ujë bukës) dhe mbështilleni në peshqir letre.

Pastaj futeni në furrën e mikrovalës të aktivizuar në gradën më të lartë rreth 10 sekonda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat