5 ushqime tradicionale hungareze

Ushqime

5 ushqime tradicionale hungareze

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Sot kemi zgjedhur 5 ushqimet tradicionale Hungareze edhe pse për shkak të përbërësve të ushqimit mund të mendohet se ka ngjashmeri me kuzhinën e ballkanit por jo, mënyra se si i përgatisin këto lloje të ushqimeve do t’iu bëjë t’i konsumoni shumë më shpesh pasi do të kenë shije shumë më ndryshe, transmeton Gazeta Metro

“Túrós Csusza”

Janë në thelb makarona me gjizë por shumë më ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, por pasi të provoni nuk do e harroni këtë kurrë. Është një pjatë tradicionale hungareze e bërë nga makarona speciale, csusza, me gjizë dhe proshutë krokante. E gjithë kjo përzihet në një tas të ngrohur paraprakisht. Túrós Csusza është pjatë kryesore e përsosur, është e lehtë për tu gatuar, mjaftë kalorike dhe e lirë. Nëse dëshiron diçka më të ëmbël, ekziston edhe një version për këtë: túrós tészta ku në vendë të proshutës përdorë sheqer pluhur. Gjithashtu ky version është mjaftë i zakonshëm.

“Kürtös Kalács”

Një bukë në formë cilindrike, është e bërë nga brumi i ëmbël i tharmit i pjekur mbi qymyr. Ky është sekreti i kürtös kalács, një nga pastat më të dashura në rrugët e Hungarisë. Gjithashtu ka një shtresë të ëmbël, të karamelizuar mbi të cilën ka kanellë, kakao, kokos ose arra të copëtuara. Kürtös Kalács origjinal janë nga zona Székely e Transilvanisë dhe prej andej u shpërndanë përgjatë Hungarisë, duke u bërë një pjesë jetike e identitetit të ushqimit hungarez. Pjata është përbbërësi thelbësor i çdo dasme dhe pagëzimi. Madje  Kürtös Kalács  është bërë si elementi i domosdoshëm i çdo festivali në Hungari.

“Pörkölt dhe Paprikás”

Ka pörkölt dhe ka paprikás zakonisht janë të ngjashme si në përbërës në mënyrë ëtëe përgatitjes. Ato janë ndër pjatat më të njohura me origjinë hungareze dhe janë ngrënë që në fillimet e viteve 1780. Fjala pörkölt do të thotë fjalë e pjekur dhe pjata është bërë nga viçi, derri, qengji, pula, mishi i derrit ose mëlçia por sigurisht se varietetet varen nga rajoni,  i gatuar me qepë, spec dhe erëza të tjera.

“Lángos”

Pjata e preferuar e hungarezëve në të gjitha kohërat është padyshim lángos: një bukë e sheshtë e skuqur thellë që sigurishtë është shumë e shijnshme për tu shmangur. Lángos, fjalë që rrjedh nga fjala flakë e cila shërbehet si një zëvëndësim i kënaqshme për bukën. Origjina e lángos mendohet të jetë për shkak të ndikimit turk, ndërsa të tjerët besojnë se ajo vjen nga Romakët e lashtë. Ajo që e bën atë aq të dashur janë varietetet e pafund të mbushjeve që vijnë me të. Zakonisht hahet me salcë hudhre, djathë, salcë kosi apo edhe suxhuk.

Supa e peshkatarit

Supa e Peshkatarit mban një vend po aq të shquar midis pjatave kombëtare dhe si gullashi,  gatuhet në një tenxhere mbi një zjarr të hapur. Supa përgatitet nga peshqit e përzier të lumit si krap, mustak, purtekë ose pike dhe me një sasi të madhe të specit të djegës, duke i dhënë asaj ngjyrën karakteristike të kuqe të ndezur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat