Receta e ditës – pula djegëse koreane

Ushqime

Receta e ditës – pula djegëse koreane

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 14:42
Foto Ilustrim

Kjo është një recetë që do iu lë pa mend, e keni të garantuar.

Pula djegëse koreane është një nga recetat më të famshme jo vetëm në Azi por në të gjithë botën

Hapat janë shumë të thjeshtë dhe të gjithë mund ta përgatisin atë në shtëpi.

Përbërësit:

1 kg mish pule (mish i bardhë, kofshë, krah, çfarëdo që preferoni)

2 lugë verë të bardhë

1 lugë çaji krip deti

Gjysmë luge çaji biber të zi

1 gotë niseshte

3 lugë supe sos domatesh

3 lugë salcë djegëse (Sriracha)

2 lugë supe mjaltë

2 lugë supe sheqer të kaftë

2 lugë supe salcë soje

1 lugë vaj susami

Përgatitja:

Në një enë vendosi pulën, verën e bardhë, kripën dhe biberin. Pasi ti përzieni mirë, shtoni niseshten nga pak nga pak. Lëreni për rreth 1 orë.

Më pas fërgojeni në shumë vaj gjithë copat e pulës.

Në një tenxhere tjetër, shtoni përbërësit për salcën djegëse, pra, shtoni  salcën e domateve, salcën djegëse, mjaltin, sheqerin kafe, salcën e sojës dhe vajin e susamit.

Pasi të filloi të vloj, largojeni nga nxehtësia dhe kthejeni mbi pulën e fërguar. Përzieni mirë e mirë, dhe në fund shtoni përsipër ca qepë të njoma dhe fara susami. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat