Ushqimet që ju shtyjnë të hani më shumë

Ushqime

Ushqimet që ju shtyjnë të hani më shumë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Disa ushqime të caktuara kanë tendencën t’ju bëjnë më të uritur se më parë dhe mirë është për ata persona që po përpiqen të ruajnë linjat të mos i konsumojnë.

Buka e bardhë

E zhveshur nga çdo vlerë ushqyese e drithërave përbërës, si për shembull gruri, mielli i bardhë i përdorur për të bërë bukë, rrit shumë sasinë e sheqernave në gjak. Sipas një studimi të bërë kohët e fundit, personat që konsumojnë bukë të bardhë çdo ditë rregullisht kanë 40% më shumë mundësi që të bëhen mbipeshë se sa personat që nuk e konsumojnë.

Lëngjet e gatshme të frutave

Personat që përpiqen të jenë në formë përpiqen që të pinë sa më shumë lëngje frutash me mendimin se kjo do i bëj më të shëndetshëm. Ky mendim është i gabuar. Se pari lëngjet nuk i përmbajnë më fibrat që gjenden në tulin e frutave ose në lëkurën e tyre, të cilat janë edhe pjesa më e shëndetshme e tyre. Së dyti, lëngjet e frutave janë të ngopura me sheqerna, gjë që rrit nivelin e sheqerit në gjak, si dhe lë pas një ndjesi urie.

Ushqime të shpejta të kripura

Çdo ushqim i shpejtë i kripur në botë, si kikirikët, patetinat ose çibukët, është i përbërë nga karbohidrate të cilat përthithen lehtësisht nga trupi dhe rrisin shumë nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, truri e lidh këtë prurje të menjëhershme të energjisë me ëmbëlsirat, prandaj, dhe pasi konsumojmë këto ushqime të kripura, trupi kërkon diçka të ëmbël.

Alkooli

Nuk është sekret se alkooli pengon logjikën edhe për gjëra më të thjeshta, prandaj, dhe pasi keni konsumuar alkool, ka një mundësi më të madhe që të konsumoni çdo lloj ushqimi pa menduar për sasinë e kalorive që jeni duke marrë. Gjithashtu , sipas ekspertëve, alkooli rrit me 30% prodhimin e leptin-it, hormon i cili e bën trupin të ndihet i ngopur dhe fillon procesin e depozitimit të yndyrave.

Çdo ushqim me ëmbëltues artificial.

Përdorimi i ushqimeve me ëmbëltues artificial mendohet se mban trupin në formë, duke qenë se ato kanë shumë pak kalori. Kjo është e gabuar. Këto lloj ushqimesh e bëjnë trurin të mendojë se është duke pritur shumë sheqerna dhe kjo çon në një dëshirë të parezistueshme për të ngrënë diçka të ëmbël.

Çamçakëzi

Nuk është ide e mirë të përtypësh çamçakëz për të hequr mendjen nga uria. Lëvizja e gojës gjatë përtypjes e bën trurin të mendoj se diçka është duke u ngrënë. Efekti është më i madh nëse përdorni çamçakëz me ëmbëltues natyral. Kjo gjë do t’ju çoj të hani diçka pas një kohe fare të shkurtër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat