Ushqimet që shkaktojnë vartësi

Ushqime

Ushqimet që shkaktojnë vartësi

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Disa ushqime konsiderohen të shëndetëshme, e disa të tjera jo, por problemi fillon kur këto ushqime fillojnë e krijojnë varësi tek organizmi.

Ushiqmet janë ndër pjesët më të rëndësishme të të gjithë ciklit jetësor

E megjithatë duket sikur sa më shumë ato janë prezente në përditshmëri, aq më shumë rekomandohet kufizimi i tyre

Këto pohime sado kontradiktore mund të duken, përvoja ka treguar se janë mëse të vërteta.

Disa ushqime konsiderohen të shëndetëshme, e disa të tjera jo, por problemi fillon kur këto ushqime fillojnë e krijojnë varësi tek organizmi.

Varësi të tilla shtojnë mundësinë për të qenë obezë apo për tu prekun nga një sërë sëmundjesh kronike e shumë serioze.

Ushqimet që krijojnë varësi

Nga studimi i përmendur më sipër ekspertët dolën në konkluzionin se njerëzit kanë tendencë të krijojnë varësi vetëm ndaj një grupi ushqimesh, atyre të përpunuarave.

Ushqimet të cilat krijojnë më shumë varësi janë ato me shumë sheqer, yndyrë apo ushqimet që i përmbajnë të gjithë këta përbërës.

Lista e saktë që duhet evituar sipas ekspertëve të Universitetit të Miçiganit në SHBA është kjo:

Picat

Çokollata

Patatinat

Biskotat

Akullorja

Patatet e skuqura

Mishi i skuqur

Pijet energjike

Tortat

Djathi

Ushqimet e skuqura

Karamelet

Kokoshkat

Gjithashtu ekspertët shprehen se të gjitha ushqimet e procesuara me shumë kripë, sheqer, yndyra apo ato të konservuarat kanë shumë mundësi të krijojnë varësi për trupin.

Në këtë listë mund të shtoni çdo produkt që përmban konservat apo ngjyrues të ndryshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat